Sot varroset rapsodi Osman Sefë Mleqani

Sot varroset rapsodi i këngëve folklorike Osman Sefë Mleqani. Varrimi i tij bëhet në orën 14.00 ne fshatin Mleqan

Osmani ishte më i madhi nga vëllezërit Gashi, të cilët populli i njeh si bijtë e Sefës.

Ky grup me vite të tëra kanë kënduar nëpër oda këngë patriotike në tërë Kosovën, ashtu sikurse edhe babai i tyre Sefë Mleqani. Përveç këngëve me sharkia vëllezërit nga Mleqani njihen edhe për trimëri pasi që Beqir Gashi, ka rënë dëshmor në luftën e fundit në Kosovë.