Thellohet bashkëpunimi ekonomik mes Maqedonisë dhe Kosovë​​s

Ministri i Ekonomisë i Republikës së Maqedonisë Driton Kuçi sot do të ketë takim me ministren e Tregtisë dhe Industrisë të Republikës së Kosovës Hikmete Bajrami.

Tema e bisedimeve do të jetë përparimi i bashkëpunimit ekonomik, këmbimi tregtar dhe bashkëpunimi në fushën e investimeve, kumtoi Ministria e Ekonomisë.