Diell dhe tempratura deri 36 gradë sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni sot do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare, si dhe me erë të ndryshueshme kryesisht nga drejtimi jugperëndimor.

 

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 10 deri në 18 gradë, ndërsa e ditës prej 28 deri në 36 gradë Celsius.

Në Shkup do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla, si dhe me erë të dobët nga drejtimi jugor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 15 gradë, ndërsa e ditës do të arrijë deri në 34 gradë Celsius.

UV indeksi do të jetë 8.

Të enjten dhe të premten do të ketë rritje të vranësirave dhe kushte për reshje lokale të shiut me bubullima të rralla.

Gjatë fundjavës pritet mot stabil dhe më i nxehtë.