Joe Biden sot takohet me kryeministrin dhe presidentin

US Vice President Joe Biden watches as US President Barack Obama speaks during an event for the Council on Women and Girls in the East Room of the White House on January 22, 2014 in Washington, DC. AFP PHOTO/Mandel NGANMANDEL NGAN/AFP/Getty Images

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës  ka arritur mbrëmë në Kosove

Ai sot do të takohet me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Isa Mustafa, ku pas këtyre takimeve do të ketë edhe një konferencë për media.

Derisa, Joe Biden takohet me zyrtarët e shtetit të Kosovës, gruaja e tij Jill do të vizitojë Manastirin e Graçanicës, ku do të takohet me peshkopin Teodosije dhe do të shikojë ambientet e manastirit.

Pasdite bashkëshortët Biden së bashku me nipin dhe mbesën e tyre do të marrin pjesë në emërimin e rrugës nacionale Gjilan-Ferizaj, e cila tani e tutje  do të mbajë emrin e Joseph R. “Beau” Biden, III.

Në këtë ceremoni të organizuar nga Qeveria e Kosovës do të mbajnë fjalime nënpresidenti Joe Biden, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haz