Krimi makabër në Vlorë, si e gjeti policia 27 vjeçarin me kokën e prerë të kushëririt 15 vjeçar

Mesditën e sotme një krim makabër ndodhi në Palasë të Himarës, ku një 27-vjeçar me të meta mendore masakroi me thikë kushëririn e parë 15-vjeçar.

27-vjeçari i ka prerë kokën të miturit dhe me kokën në duar e kanë gjetur të sëmurin forcat e policisë.

Bëhet me dije se një makinë që tregtonte fruta perime ka gjetur trupin e të miturit anës rrugës, të mbuluar me çarçaf dhe ka njoftuar policinë.

Me të shkuar në vendngjarje blutë e Vlorës kanë konstatuar trupin pa kokë, e kanë identifikuar dhe kanë dyshuar se autor mund të ishte kushëriri i tij, i njohur për problemet mendore dhe agresionin e shfaqur, pasi vetëm një vit më parë kishte rrahur keq edhe një bari të zonës.

Pasi janë vënë në kërkim kanë gjetur të sëmurin mendor Jorgo Zani me kokën e kushëririt në dorë duke kryer veprime të turpshme, (jo etike për tu raportuar), siç deklaroi edhe gazetari Enrik Mehmeti.

Jorgo siç bëhet e ditur ka shfaqur gjithnjë probleme mendore, është shtruar disa herë në spitalin psikiatrik e më pas është lënë i lirë. 27-vjeçari shfaqte dhe shenja të nazizmit, pikturonte shpeshherë në ballë kryqin e thyer të nazistëve. Të gjitha këto shenja ai i shfaqi në 4 vitet e fundit, pasi ishte kthyer nga Greqia

I mituri, Andrea Zani i masakruar nga kushëriri i tij i parë jetonte në Greqi dhe kishte ardhur për pushime tek gjyshërit.