Mustafa: Vizita e Bidenit fuqizon miqësinë dhe partneritetit strategjik me SHBA’të

Mustafa në një shkrim në faqen e tij në Facebook ka shkruar se të dy kanë zhvilluar një takim shumë të frytshëm bilateral, duke mos treguar për çfarë saktësisht biseduan.

Sipas Mustafës, vizita e Joe Biden në Kosovë do të ketë ndikim pozitiv në pozitiv në fuqizimin e mëtejshëm të miqësisë dhe të partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA’së.

Pas një takimi të shkurtër që pati me kryeministrin Mustafa, Joe Biden u takua me kabinetin qeveritar.

“Pata nderin e veçantë të pres sot Zëvendës Presidentin Amerikan, mikun e madh të Republikës së Kosovës, Joe Biden. Pasi i urova Zëvendës Presidentit Biden mirëseardhje në Kuvendin e Kosovës, zhvilluam një takim shumë të frytshëm bilateral.  Jam thellësisht i bindur se kjo vizitë do të ketë ndikim pozitiv në fuqizimin e mëtejshëm të miqësisë dhe të partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së. Zoti i bekoftë Kosovën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”, ka shkruar në Facebook Kryeministri.