Nikoliq: Pa e njohur Kosovën, Serbia s’hyn në BE

Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës, ka përsëritur sot presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq.

Këtë deklaratë Nikolliq e ka bërë sot gjatë një takimi me kryeministrin e Suedisë, Stefan Leven, ka kumtuar kabineti i tij.

Nikolliq ka thënë se Kapitulli 35 në negociatat e Serbisë me Brukselin për anëtarësim në Bashkimin Evropian është pengesë, nëse ai vetëkupton njohjen e Kosovës, përcjell FoNet.

“Unë e kam iniciuar bisedën me Prishtinën në nivelin më të lartë, ndërsa e gjitha ajo që është arritur me marrëveshje, sidomos formim i Asociacionit të Komunave serbe, Kosova nuk po do ta zbatojë. Për këtë, haptas, e ka përkrahjen e Perëndimit”, ka thënë Nikolliq.

“Serbia është vend i vogël në të cilin jeton populli i madh, i cili ka shtetin vet, historinë, traditën dhe kulturën. Nuk është e mundur heqja dorë historia një mijë vjeçare”, ka shtuar presidenti serb.