Mjedra merr hov në Kosovë, ministri premton se do shiten të gjitha (Foto&Video)

Kanë dalë për të parë nga afër mjedrat e Kosovës, punën e bujqve, problemet që ata kanë dhe për tu dhënë përkrahje.

Kështu, ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, sot, përveç tjerash edhe morën dhe shijuan mjedra vendore, të sapo vjela.

Njëri nga prodhuesit e mjedrës, Isak Kutllovci njoftoi ministrin me problemet që kanë për shkak se u kanë mbetur mjedrat pa i shitur.

Ai madje u ankua se çmimi i mjedrave në treg është shumë i lirë.

Ishte i menjëhershëm reagimi i ministrit Krasniqi. Ai tha se ka disa javë që po rregullojnë çështjen e pikave grumbulluese, dhe se sipas tij, tashmë ka vend për të gjithë mjedrat e Kosovës që të grumbullohen.

“Nëse kompanitë hezitojnë është mirë të na njoftojnë, por me ata jemi marr vesh që nëse nuk kanë vend, t’i dërgojnë ato në Qendrën Grumbulluese në Prizren e mundësi është edhe ën Gjilan”, tha Krasniqi.

mjedra

Krasniqi vlerëson se mjedra është një nga skoriet më të mëdha në Kosovë dhe se për këtë po ndajnë 4 milionë euro për ngritje të sipërfaqeve të reja.

“Ne nuk do të lejojmë që mjedra të shkojë dëm. Nuk do të lejojmë që asnjë mjedër të hudhet. Presim që 5 mijë tonë të kemi prodhimtari”, tha Krasniqi, raporton lajmi.net

Në anën tjetër ambasadori Delawie bënte pyetje dhe interesohej për problemet dhe idetë që bujqit kanë.

“Festivali i mjedrës është një ngjarje e veçantë për mua pasi që para një viti kur kam ardhur në mision në Kosovë kam filluar duke i vizituar prodhuesit e mjedrës. Mbështetja e zhvillimit ekonomik të Kosovës është prioritet kryesor i SHBA-së në Kosovë dhe përmes USAID në Kosovë ne mundohemi ti ndihmojmë për të rritur vende të reja të punës për ti ndihmuar zhvillimit të vendit. Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm për rritjen e prodhimit bujqësor. Kosova ka potencial të behet një furnizues  i shkallës së parë i mjedrave të freskëta”, tha Delawie.

 

Kështu, të gjithë këto ditë kanë mundësi që në qendër të Prishtinës të blejnë mjedra me çmime promovuese.

Ky është përvjetori i pestë i ditëve të mjedrës, ku USAID-i përmes aktiviteteve të veta bujqësore është duke promovuar mjedrat e freskëta të sapo vjela të Kosovës.

Në Prishtinë mjedrat po i promovojnë njëzet e më shumë kultivues/bujq. Kjo është një ngjarje promovuese tre-ditore e cila do të mbahet nga 17 deri në 19 gusht.

Vlerësohet se më shumë se 1 mijë e 500 kultivues janë duke kultivuar mjedra në rajone të ndryshme në tërë Kosovën, dhe rreth një mijë hektarë mjedër janë aktualisht në kultivim, raporton lajmi.net

Vlerësohet se prodhimi i mjedrës në Kosovë është duke përjetuar një periudhë të rritjes së shpejtë.

Ndryshe, deri në vitin 2020, Programi i USAID-it Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale (AGRO) së bashku me partnerët e tij strategjik do të ndihmojë sektorin e mjedrës duke e zhvilluar atë në një industri të qëndrueshme të tregut të freskët, me mbështetjen e 3,000 hektarë të prodhimit, dhe ndoshta duke u bërë një furnizues më i mirë i mjedrave të freskëta dhe të përpunuara në tregjet e brendshme, rajonale dhe të BE-së. Këtë sezon rreth 1,500 ëerë të vegjël dhe industria e mjedrës do të gjenerojnë 7 milionë euro në shitjet e eksportit. Prodhimi i mjedrës aktualisht është duke mbështetur 3,000 vende pune ekuivalente me orar të plotë.