Albatrit Muçiqi një këngë në duet

Albatrit Muçiqi shumë shpejt do të vijë me një këngë të re në treg, të cilën do ta realizojë edhe me videoklip.

Kënga është duke u punuar në studion e Threedots, e ndërsa Albatriti kësaj here vjen në bashkëpunim me këngëtarin Erik Lloshi.

Lajmin për këtë gjë, e ka bërë të ditur vetë këngëtari përmes rrjeteve sociale, ku ka treguar se këto ditë ndodhet në Tiranë duke incizuar këngën e re.

Kënga do të jetë ritmike, e ndërsa javën e ardhshme fillojnë edhe xhirimet e videoklipit.