Bulliqi: Nuk pres presione për demarkacionin, vetëm faktet ma ndryshojnë votën

Pas denoncimit publik të deputetes së LDK’së Vjosa Osmani se qeveria ka larguar emrin e saj dhe të kolegut Shpejtim Bulliqi nga ftesat e pjesmarrjes në inagurimin e rrugës Beau Biden, ka reaguar edhe Bulliqi shprehur se vetëm faktet mund ta ndryshojnë mendimin e tij për demarkacionit.

Ai tha për Gazetën Express se nuk pret presione nga askush në lidhje me këtë çështje për arsyen se mendimi i tij është tërësisht profesional.

“Ata nëse kanë fakte të më bindin së kanë vepruar mirë me argumente unë i pres me dëshirë. Por diçka e tillë nuk ekziston prandaj nuk ka arsye askush të bëjë presione kur faktet janë në anën tonë.” tha Bulliqi.