Drita, afër transferimit të ish-futbollistit të Kombëtares (Foto)

Drita e Gjilanit po vazhdon përgatitjet për stinorin e ri në elitën e futbollit kosovar.

Pasi ka marrë lojtarë me emër si Viktor Kuka, Semir Zeneli, Erdin Hashani e Alban Dragusha, gjilanasit janë afër sulmuesit të njohur Liridon Selmani.

Sulmuesi 24-vjeçar është pjesë e skuadrës suedeze Varbergs dhe është në bisedime me Dritën e Gjilanit.

Selmani ka qenë edhe pjesë e Kombëtares shqiptare të futbollit për grupmoshat nën 21 vjeç.

Liridon Selmani

Në 52 ndeshje zyrtare që ka luajtur në karrierën e tij për klube, Selmani ka shënuar 23 gola dhe ka dhuruar edhe disa asistime, transmeton Telegrafi.

Ai është një sulmues qendror por luan edhe në krahun e majtë të sulmit.

Brenda 24 orëve bëhet e ditur e ardhmja e Selmanit i cili sipas gjitha gjasave do t’i gëzojë ‘Intelektualët’ vitin e ardhshëm me golat e tij.

Selmani ka bërë karrierë në Suedi me skuadrat e njohura si Halmstads, Oddevold, Halmia dhe tani në ligën e parë tek Varbergs.

Ndërkohë ai ka qenë pjesë edhe e skuadrës norvegjeze Ostsiden.

Liridon Selmani1

Untitled