Emanuel Demaj emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtme

Me  vendim të kryeministrit, Isa Mustafa, Emanul Demaj është emëruar zëvendësministër i Punëve të Jashtme.

Emanuel Demaj është sekretar i përgjithshëm i Partisë Shqiptare Demokristiane, e cila në zgjedhjet e fundit parlamentare, ishte në koalicion me PDK-në, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

Kryeministri Mustafa e ka nënshkruar vendimin më 15 gusht.