Pallaska: Shantazhi vetëvrasës i Qeverisë dhe opozitës

Qeveria e Kosovës dhe opozita e vendit po kërcënojnë aleatët strategjikë të vendit me shkatërrimin e Kosovës, ka vlerësuar analisti Dastid Pallaska.

“Sjelljet e qeverisë dhe opozitës ndaj aleatëve tanë strategjik në këto dy vitet e fundit më kujtojnë disa skena filmash ku fëmijë të lazdruar kërcënojnë prindërit se do t’i marrin jetën vetes”, ka shkruar Pallaska në llogarinë e tij në Facebook.

Postimi i plotë i Pallaskës:

“Sjelljet e qeverisë dhe opozitës ndaj aleatëve tanë strategjik në këto dy vitet e fundit më kujtojnë disa skena filmash ku fëmijë të lazdruar kërcënojnë prindërit se do t’i marrin jetën vetes.

Aktualisht, qeveria dhe opozita po kërcënojnë aleatët tanë me shkatërrimin e Kosovës.

Përderisa 17 vite më parë këta aleatë na e hoqën nga koka tytën e revoles së Millosheviçit, sot këta aleatë po detyrohen të na heqin nga koka tytën e revoles që i kemi drejtuar vetës.

Është koha që drejtimin e vendit ta marrin të rriturit” (sic), ka shkruar Pallaska.