Reagon Milaim Zeka: Me qenë si Rexhep Selimi kurrë nuk kisha folë

Gazetari Milaim Zeka, i cili ka njohuri të mëdha, për eksponentët për krahun e luftës , ka reaguar pas paralajmërimeve të zyrtarit të VV’së Rexhep Selimi se do të ngrejë padi ndaj “Zonës Express” për shkak se aty ai apostrofohet si njëri prej njerëzve të UÇK’së që është pasuruar pas luftës.

Zeka ka thënë se secili prej tyre është pasuruar më shumë se Presidenti i SHBA’ve Bill Clinton.

Me pas akuzu Expressi Rexhen, ose cilindo anetar te SHtabit te UCK se per tradheti kombetare, pa fakte, i pari njeri qe i kish mbrojte, do isha une. Qe jane pasuri jashtligjshem, prej te parit, e deri te i mbrami, kjo eshte nje e vertete e madhe. Qe cdo njeri qe ka pas qasje ne 3 perqindshin e Bukoshit, apo ne fondin Vendlindja Therret, kjo eshte e vertete.

Qe me paret e ketij fondi, jane ble vila luksoze per gjithe anetaret e Shtabit, ne kohen kur Kosova ishte shkrumbe e hi, jo qe eshte e vertete, po ka fakte.
Ka fakte, qe madje njeri prej anetareve te Shtabit ka figuruar ne kete liste se gjoja ju ka ble vila, pa ju ble fare, edhe kjo eshte e vertete. Me pas kane ne vend te Rexhes, edhe ne vendin e cdo njerit prej jush qe jeni pasuru ma shume se Bill Clintoni, te pakten kurr nuk kisha fole. Kurr nuk e kisha kru me asnje gazetar. Te vetmin sen qe e kisha ba, isha pergadite per nje moment kur te dera me kish ardhe ndonje prokuror..
“, shkruan Zeka në facebook./PrishtinaPress.eu