Ibrahimovic mposht Southamptonin (Video)

Manchester United ka mposhtur Southamptonin me rezultat 2:0 në ndeshjen e parë të javës së dytë të Ligës Premier.

‘Djajtë e Kuq’ kanë shënuar edhe fitoren e dytë në dy ndeshje në Ligën Premier nën drejtimin e trajnerit portugez, Jose Mourinho.

Ishte sulmuesi i rrezikshëm suedez, Zlatan Ibrahimovic, i cili shënoi golin e parë me kokë në këtë takim, pas një harkimi të mirë nga Wayne Rooney në minutën e 34-të.

Ibrahimovic shënoi edhe golin e dytë për Unitedin në fillim të pjesës së dytë, pasi më parë u pengua në zonë mbrojtësi Luke Shaë, teksa suedezi ishte i saktë nga penalltia.

Deri në fund të takimit nuk kishte më gola, pasi Southampton nuk rrezikonte edhe aq, teksa United ruante energjitë për ndeshjet e ardhshme. /Telegrafi/PrishtinaPress.eu