Iva – Bashës: Je seksi…

Iva Aliko, vajza që para disa kohësh askush nuk e njihte, por disa operacione plastike, një veshje ekstravagante, tentimi për t’i hyrë muzikës dhe tani këto deklarata, janë këto disa nga mënyrat që biondja ka zgjedhur për t’u bërë e njohur.

Por, në të vërtetë askush nuk e njeh si këngëtare, por për deklaratat e saj që realisht janë apo jo të vërteta kanë bërë bujë.

Në një intervistë për Bluetooth ajo tregon historinë e saj me deputetin që i ka blerë shtëpi tek “komuna e Parisit”. Ajo rrëfen se ai është një politikan kosovar dhe se është i martuar, por këtë biondja se ka problem.

Ndër të tjera ajo thotë se, jo pak ngacmime ka marrë edhe nga deputetët shqiptarë, por i ka refuzuar. Idhulli i Ivës vazhdon të mbetet Sali Berisha, për figurën politike që ka, ndërkohë më seksi sipas saj është Lulzim Basha.