Jep dorëheqje udhëheqësi i fushatës së Trump-it, Paul Manafort

Ka dhënë dorëheqjen Paul Manafort, udhëheqësi i fushatës së kandidatit republikan për president të ShBA-ve, Donald Trump, ka bërë të ditur ky i fundit të premten, njofton CNN.

“Këtë mëngjes Paul Manafort ka ofruar dorëheqjen të cilën unë e pranova “, tha Trump, transmeton KosovaPress.

“E vlerësoj shumë punën e tij të madhe  për të ardhur deri këtu ku jemi sot. Paul është një profesionit i vërtetë dhe i dëshiroj atij suksese të mëtutjeshme.