Pritje deri në 6 orë në pikëkalimin në Merdar (Foto)

Mërgimtarët që dje kishin vendosur të ktheheshin në vendet perëndimore nëpërmjet pikës kufitare në Merdar, janë duke pritur më shumë se 6 orë.

Kolonat me automjete janë deri në 2 kilometra.

merdari

Njëri nga mërgimtarët ka dërguar disa fotografi në redaksinë e Gazetës Express duke thënë se që nga ora 02:00 e mëngjesit janë duke pritur në pikën kufitare, në Merdar.

“Zoti e din edhe sa do të presim”, ka thënë mërgimtari kosovar.