Hasanbegasit të traumatizuar

Kanë kaluar dymbëdhjetë ditë prej ditës së varrimit të Furkan Fejzullahut, por ende nuk është hequr karrigia me peshqir të bardhë para dyerve të oborrit të shtëpisë të Isuf Fejzullahut në Hasanbeg të Shkupit.

Qytetarë, të njohur e të panjohur nga Maqedonia e të qyteteve të ndryshme të Kosovës i kanë shkuar për kryeshëndosh të zotit të shtëpisë që humbi të birin në vërshimet e natës së 6 gushtit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Furkani (28), pronar i një kafeneje në një qendër tregtare në Shkup, ishte me bashkëshorten Ignoren dhe të bijën Elifin 16-muajshe në makinë kur uji i grumbulluar poshtë maleve të Karadakut vërshoi makinat në autostradën në periferi të kryeqytetit maqedonas.

21 persona kanë humbur jetët, njoftojnë autoritetet maqedonase. 12 prej viktimave janë maqedonas nga Stajkovci e 9 nga Hasanbegu, fshatra që shtrihen poshtë autostradës në drejtim të Kumanovës. Ende e humbur konsiderohet Elifi..