Më së shumti para dërgojnë mërgimtarët nga Gjermania

Më së shumti para dërgojnë mërgimtarët nga Gjermania

Në vitin 2015, vlera e remitencave të dërguara nga bashkatdhetarët ka arritur kulmin që nga pas lufta.

Këtë e konfirmojnë të dhënat statistikore për vitin 2016, që janë publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, përcjell albinfo.ch

752 milionë euro kapin shumën dërgesat në forma të ndryshme gjatë vitit të kaluar, ndërsa deri në vitin 2014 kanë qenë 693 milionë euro

Primatin për dërgesa e mban Gjermania me 38.8 për qind të vlerës prej 752 milionë eurove.

Po në vitin e kaluar, e dyta për dërgesa është radhitur Zvicra me 22, 2 për qind, SHBA-të me 8.4 për qind, Italia radhitet me 5.1 për qind, Britania e Madhe me 3.0, Austria me 3.3, Belgjika me 2.2, Suedia me 2.9, Franca me 3.3, Norvegjia me 1.8, Sllovenia me 1.3 për qind, Kanada me 1.1 dhe e fundit është Danimarka me 0.4 për qind.

remitencat