Prezantohet krijmtaria e gjeniut të animcionit Ward Kimball

Ward Kimball në Kineman Jusuf Gervalla në Pejë, nga Amid Amidi.

Autori që është vlerësuar me çmime të shumta për librat e tij rreth historisë së prodhimit të filmave të animuar, do të prezantoj jetën dhe veprën e një prej animatorëve më të talentuar të shekullit të kaluar.

Ward Kimball ishte një nga animatoret më original, një nga më të talentuarit, dhe një nga artistët më të dashur të Disney Studio.

Ward Kimball kishte punuar në krijimin e personazheve të ndryshme tashmë klasike në filmat e animuar “Pinokio”, “Dumbo”, “Hirushja”, “Liza në botën e çudirave” etj

Animacioni dhe ilustrimi ishte dicka shumë e natyrshme për Kimball, sa që Walt Disney në librin e tij \”Historia e Walt Disney\” kishte quajtur Ward Kimball një gjeni të papërseritshëm. Ai ishte vazhdimisht në kërkim të gjërave unike dhe jokomformiste.

Karriera e Kimball si animator dhe regjisor në filmat fitues të cmimeve si në Disney në mes të 1930 dhe 1970 është legjendare, me filmat si: Toot, Whistle, Plunk and Boom.

Por, puna që ai krijoi jashtë studios së animacionit ishte po aq interesante, duke përfshirë edhe ndërtimin e një lokomotivë të trenit në oborrin e shtëpisë së tij po ashtu ishte edhe themelues një bendi muzikor suksesshem të muzikes Jazz.

Animacioni është një form ku mundësitë ekspresive janë të pafundme. Potenciali i saj është i kufizuar vetëm nga imagjinata dhe aftësinë e artistit për të interpretuar ndenjat duke përdorur artin.

Duke e thënë këtë duhet po ashtu thënë që asnjë animator tjeter nuk kanë pasur kombinim më të mirë të imagjinatës, kreativitetit, sensibilitetit satirik si Ward Kimball.

Historiani Amid Amidi, duke përdorur punë të pa parë më herët, pamje filmike të arkivës së Kimball, dhe biografin që ai shkroj, \”Jeta dhe Arti i Ward Kimball\” do të ketë një prezantim të veçantë dhe interaktive me publikun në Kinemanë Jusuf Gervalla në Pejë, me 20 Gusht nga ora 14:00, për gjeniun e animcionit Ward Kimball.

Ky aktivitet është mundësuar dhe përkrahur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë