Sëmundja gungore e gjedheve: Mishi dhe qumështi mund të konsumohen

Vaksina e cila lufton sëmundjen gungore të gjedheve prodhohet vetëm në Afrikë, prandaj Kosova deri tash ka siguruar vetëm 25 mijë doza.

Mjeku veterinar, Ajet Haliti, thotë se nëse kjo sëmundje nuk mjekohet me vaksina, atëherë ngordhja e kafshëve është e pashmangshme, raporton RTK.

“Bartës kryesor të kësaj sëmundje janë insektet kryesisht, mirëpo duhet me pasë parasysh se përhapja bëhet edhe nëpërmjet kontaktit të kafshëve”, ka thënë Haliti, duke shtuar se fermerët duhet të kenë kujdes edhe në mbarësimin e kafshëve për shkak të virusit që gjendet në spermatozoid.

Përhapja e kësaj sëmundje ka bërë që qytetarët të kenë dilema nëse mund të konsumohet mishi dhe qumështi i lopës. Haliti thotë se nuk ka rrezik të përdoret edhe qumështi edhe mishi.

Kosova ka rreth 270 mijë krerë gjedhe.