Griezmann tregon idolin e tij në futboll

Antonie Griezmann ka thënë se David beckham ka qenë idoli i tij

Sulmuesi i Atletico Madridit, Antonie Griezamnn ka treguar se ish futbollisti i Real Madridit dhe Anglisë, David Beckham ka qenë idol i tij.

Ai madje tha se fanellën me mangë të gjata dhe numrin shtatë e bartë pikërisht për këtë fakt.

“Më ka pëlqyer shumë Beckham. Ai ishte idoli im. Kjo është arsyeja pse veshi fanella me mangë ët gjata dhe mbajë numrin 7”, tha Griezamnn për The Guardian.

Ai po ashtu nuk e përjashtoi mundësinë që një ditë të luaj në Premierligë.

“Pse jo? Nëse jam afër përfundimit të kontratës me Atleticon, atëherë do të mendoja për këtë mundësi”.