Krerët e LVV-së pajisen me pasaporta të Shqipërisë

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi ka bërë të ditur për se drejtuesit e kësaj lëvizje tashmë janë bërë me nënshtetësi të Shqipërisë.

Ai ka konfirmuar se zyrtarët e Vetëvendosjes që kanë përfituar nënshtetësinë e shtetit shqiptar me procedurë të shpejtë janë; kryetari i Lëvizjes, Visar Ymeri, deputetët Albin Kurti, Glauk Konjofca, Aida Dërguti, sekretari organizativ Dardan Molliqaj dhe anëtari i Kryesisë, Liburn Aliu.

Krerët e VV-së nënshtetësinë e kanë marrë me dekret nga Presidenti, Bujar Nishani.