“Termokosi” shet një xhip Nissan për 700 euro, një Audi për 200 euro, e një Ford për 100 euro

Ngrohtorja “Termokos” në Prishtinë, përmes një ankandi publik ka nxjerr në shtije vetura që i ka jashtë përdorimit, por edhe mbeturina hekuri, bakri, alumini, transformatorë, kompresorë dhe gjeneratorë.

Termokos përmes këtij ankandi ka nxjerr në shitje në Audi 80, jashtë përdorimi, e ku çmimi i tij është caktuar 200 euro.

Në këtë ankand po ashtu ka nxjerr në shitje edhe një “Ford minibus”, e ku çmimi i tij është caktuar 100 euro.

Në shitje po ashtu është edhe xhip Nissan Terano, e ku çmimi i shitjes është caktuar të jetë 700 euro.

Në shitje po ashtu janë hedhur edhe automjete tjera, por edhe gjësende tjera që ngrohtorja i ka nxjerrë jashtë përdorimit.