300 mijë euro për dylbitë e Policisë

Policia e Kosovës do të harxhojë rreth 298 mijë e 769 euro për furnizim me dylbi termike për pjesëtarët e policisë.

Tenderin e shpallur për furnizim me to, ka fituar operatori ekonomik, “SODEX GROUP”, i cili do ta bëjë furnizimin për 24 muaj.

Kontrata është dhënë më 19 korrik, si dhe pritet të nënshkruhet më 31 të këtij muaji./GazetaFjala