‘Të hyrat për vitin 2017 do të jenë 1.66 miliardë’

Në emisionin “Ora e Fundit” në Klan Kosova i ftuar ka qenë, Salvador Elmazi – drejtor i Buxhetit në Ministrinë e Financave

Ai ka folur për projeksionet buxhetore nëpër komunat e Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Sot e kemi fillu serinë e takimeve me komunat. Kjo ka qenë iniciativë e ministrisë së financave ku janë përcaktuar që gjithë kufijtë buxhetor.”

“Komunat i brengos më së shumti çështja e kufizimeve buxhetore. Qe 15 në Kosovë janë bërë investime mjaftë të mëdha në infrastrukturë, prandaj kërkohet që më shumë mjete të lëshohen në mallra dhe shërbime”, ka thënë Elmazi.

Ai ka pohuar se shqetësimi më i madh i komunave është kufizimi brenda kufijve të caktuar.

“Edhe buxheti komunal është pjesë e buxhetit qendror. Prandaj ne kemi prioritet që të sigurojmë pagat, pastaj të tjerat.”

“Ne ju kemi sqaruar komunave që t’i shfrytëzojnë mjetet buxhetore.”

“Është një punë e mirë që bëhet nëpër komuna, por që duhet edhe më shumë angazhim në implementimin e projekteve.”

“Ka pas pakënaqësi mirëpo me sqarimet e sotme dhe në vijim do të binden edhe komunat.”

“Është projeksioni makrofiskal si pjesë e buxhetit të përgjithshëm.”

“Koncentrimi ekonomik bën që Prishtina të prijë, jo vetëm në kuptimin administrativ.”

“1 miliard e 664 milionë të hyrat priten të jenë për vitin 2017, ku burim kryesor do të jenë doganat dhe më pas ATK”, ka thënë Elmazi në fund të intervistës në Klan Kosova.