Fenomeni Ronaldo punësohet te Real Madridi, ja pozita e tij

Ish futbollisti më i mirë në botë, braziliani Ronaldo është rikthyer në Real Madrid me një detyrë të re.

Ish sulmuesi i famshëm është emëruar si këshilltar i parë i Florentino Perez dhe ambasador global i Real Madridit.

Ronaldo do ta fillojë punën zyrtarisht në fillim të shtatorit përkrah Florentino Perez.

“Fenomeni” me skuadrën galaktike kishte zhvilluar 177 ndeshje ku kishte realizuar 104 gola.