Kundërshtari më i keq për Barcelonën (FOTO)

Shorti i edicionit të ri të Ligës së Kampionëve do të tërhiqet të premten. Por, kush mund të jetë kundërshtari më i vështirë në grup për Barcelonën?

Barcelona është një prej favoriteve në Ligën e Kampionëve.

Gjiganti katalan do ta synojë trofeun e madh kontinental pas eliminimit në çerekfinalen e edicionit të kaluar.

Por, kush mund të jetë kundërshtari më i vështirë në grup për Barcelonën?

Vazoja e dytë do të kompletohet sonte por në bazë të skuadrave që kanë siguruar kualifikimin dhe atyre që do të luajnë ndeshjet e kthimit në play-off, si kundërshtar më i keq për katalanët mund të jetë Manchester City, përcjell “Lajmi.net”.

“Citizens” kanë fituar ndeshjen e parë ndaj Steaua Bukuresht me rezultat 5:0 dhe e kanë siguruar kualifikimin, ani pse sonte zhvillojnë ndeshjen e kthimit.

Opsione të tjera të këqija janë edhe Arsenal e Borussia Dortmund.