Ramushi ngushëllon familjarët e viktimave në Itali

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shprehur keqardhje dhe pikëllim për fatkeqësinë natyrore që ka goditur Italinë.

“Me keqardhje dhe pikëllim të thellë mora lajmin për fatkeqësinë natyrore që ka goditur Italinë qendrore duke shkaktuar humbjen e jetëve të qytetarëve dhe dëme të mëdha materiale. Në këto momente dhimbjeje, në emër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe në emër timin, ua përcjellë ngushëllimet familjarëve të viktimave, Qeverisë italiane si dhe ambasadorit italian në Kosovë, z. Piero Cristoforo Sardi. Uroj për një shërim sa më të shpejtë për të gjithë të lënduarit e mbijetuar nga kjo fatkeqësi natyrore.Populli i Kosovës në këto moment dhimbjeje është me Italinë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.