Aksident i rëndë në Tiranë, vdesin katër të rinj (Foto)

Një aksident i rëndë me 4 të rinj të vdekur ka ndodhur sot në mëngjes në autostradën Tiranë-Durrës, në orën 4:30.

Detajet e Policisë:

Më datë 13.10.2016, ora 04:15, në autostradën Tiranë – Durrës, Sukth, mjeti tip Benz me targa AA 979 GV, me drejtues shtetasin D.D. 36 vjeç, banues në Durrës është përplasur me mjetin tip Benz me targa AA 694 IL, në pronësi të shtetases G.Sh. 23 vjeçe, banuese në Sarandë.

Për pasojë kanë ndërruar jetë të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjere të seksit femër në mjetin me targa AA 694 IL. Nga hetimet paraprake dyshohet se drejtuesia e mjetit me targa AA 694 IL ka qenë shtetësia G.Sh. dhe njëra nga pasagjeret shtetësia I.B.

33 vjeçe, banuese në Tiranë. Tre shtetaset të seksit femër kanë qenë në të njëjtin mjet. Policia ndodhet në vendngjarje, të cilët po vijojnë punën për identifikimin e viktimave dhe po kryejnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Policia ka zbardhur paraprakisht, emrin e njërës prej viktimave të aksidentit në austradën Tiranë – Durrës: Djali quhet Dashnor Deljallisi.

Lajmi u dha nga mediat, ende jo zyrtarisht nga burimet policore, transmeton syri.net.

 

Një djalë që lëvizte me makinën e tij në anën e kundërt është përplasur me makinën ku udhëtonin tri vajzat. Të katër kanë vdekur.

Policia ka bllokuar qarkullimin në afërsi të Sukthit dhe ka thirrur forcat zjarrfikëse për të nxjerrë trupat.

Targa e Benzit ku udhëtonin 3 vajzat është: AA694IL; mësohet se njëra prej tyre është nga Tirana.

Ndërsa BENZ-i që drejtohej nga djali kishte targat: AA979GV; mendohet se ai është nga Durrësi.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes bashkë me zjarrfikësit që po presin hekurat, pasi makinat janë shkatërruar plotësisht dhe viktimat janë mbërthyer brenda tyre.

1

2

3

4