Legjenda e United: Mourinhon mund ta fitojë titullin, por kujdes nga Guardiola

Legjenda e Manchester United, Eric Cantona, beson se Jose Mourinho mund ta fitojë kampionatin këtë sezon. 

Francezi që ka qenë pjesë e United në kohën e Alex Fergusonit, i ka dalë në mbështetje Mourinhon në sezonin e tij të parë në Old Trafford.

“Është vetëm fillimi. Manchester mund të bëhet kampion”.

“Jose Mourinho është trajner i suksesshëm, në një klub të suksesshëm dhe këtë vit ka edhe lojtarë që janë të suksesshëm”.

“Por është ekstremist e vështirë që të shpallesh kampion, pasi ka shumë skuadra të mëdha sikurse që është Manchester City me trajner Pep Guardiola”, ka thënë Cantona.