Adem Salihaj premton befasi në konferencën e sotme

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj nuk ka dashur të zbulojë arsyet e thirrjes se konferencës se sotme. Në një prononcim të shkurtër për ‘Indeksonline’, ish zëvendëskryeministri i Kosovës, ka thënë se do të jetë befasi arsyeja e mbajtjes se konferencës.

“Tani për tani nuk mund të them asgjë. Prisni deri në orën e mbajtjes se konferencës dhe do ta kuptoni. Do të jetë befasi”, ka thënë shkurt Salihaj.

Ai ka mohuar se konferenca e sotme ka të bëjë më  atentatin ndaj ish presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Një ditë më parë në një postim në Facebook, deputeti i LDK-së, ka njoftuar se sot në ora 11:00, do t’u drejtohet medieve nga sheshi ‘Ibrahim Rugova’.

Ndryshe,  presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka nxitur debat në opinionin publik pas dërgimit të katër letrave në Prokurorinë Speciale të Kosovës, ku ai mes tjerash kërkon hetim ndaj atentatit të Rugovës.

Në anën tjetër, partitë opozitare nuk e kanë mirëpritur këtë vendim të presidentit Thaçi, madje disa nga ta kanë thënë se ai do të duhej qe një letër t’ia niste Prokurorisë për të kërkuar hetime edhe ndaj vet atij.