Lansohet programi që mbështetë të diplomuarit e papunë

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, financuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe ndërmarrjet në sektorin privat, do të lansojnë sot programin për praktikë në punë për të mbështetur të papunët që kanë diplomuar kohëve të fundit.

Sipas njoftimit për media, në ngjarje do të marrin pjesë udhëheqësi i Zyrës së Punësimit në Prishtinë Zylkifli Obërtinca dhe përfaqësuesit e KIESA-së Nol Buzhala, Drejtor i Drejtoratit për Zhvillimin e Sektorit Privat, përfaqësuesi UNDP-së dhe Alban Kryeziu.

Programi ka për qëllim që të ju mundësojë të papunëve, që kanë diplomuar gjatë 12 muajve të fundit nga institucionet e arsimit të lartë, që të bëjnë një praktikë dy-mujore në ndërmarrjet e sektorit privat, në mbështetje të punësimit të qëndrueshëm në Kosovë.