Në Serbi kërkohet ndërprerja e vizitës së Ramës, reagon Vuçiqi

Partia Demokratike e Serbisë ka kërkuar nga kryeministri Aleksandar Vuçiq që të ndërpritet vizita e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, i cili është duke qëndruar në Beograd. Por, Vuçiç ka refuzuar këtë kërkesë.

“Respektoj çdo parti politike, por nuk kam asnjë përgjigje, sepse çdokush ka të drejtë të kërkojë çfarë të dojë… sepse nuk mund ta bëjmë këtë për Evropën Perëndimore, Amerikën dhe vende të tjera që kanë njohur Kosovën”, reagoi Vuçiq. “Rama është një mik i nderuar i Serbisë dhe do të nderohet dhe respektohet në Nish”.

Ndryshe, nesër do të nis forumi i biznesit shqiptaro-serb.