Peticion për integrimin e Kosovës në ‘PayPal’

Ka nisur një peticion për integrimin e Kosovës në ‘PayPal’, i cili ofron mundësi për kryerjen e pagesave online, për shërbimet apo porositë që bëjmë jashtë vendit.

Këtë kërkesë e ka parashtruar Dorisa Balaj, në faqen online “Change.org”, në të cilën publikohen peticione të këtij lloji.

“Ne, qytetarët e Kosovës, nuk kemi mundësinë e krijimit të një llogarie në ‘PayPal’. Ne jemi një vend i vogël, por me mundësi dhe vullnet të madh që gjërat të ndodhin. Edhe pse, ne nuk e kemi të drejtën e udhëtimit të lirë, gjatë kësaj kohe, ne duam që të paktën të kemi mundësi që të kryejmë blerje online. Të kemi qasje jashtë vendit dhe të jemi në kontakt me pjesën tjetër të botës. Solemnisht, kërkoj mbështetje për këtë veprim, që të filloi nënshkrimi i këtij peticioni. Jeni larg vetëm një ‘klik’, për të bërë që miliona njerëz të jenë më afër dritares së mundësisë””, thuhet në kërkesën e qytetares Dorisa Balaj.