Rama publikon debatin me Vuçiqin për Kosovën (Video)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili dje mori pjesë në Forumin e Sigurisë në Beograd, ka pasur edhe një debat të zhvilluar lidhur me Kosovën me homologun e tij serb Aleksander Vuçiq.

Rama këtë debat e ka postuar edhe në  faqen e tij në facebook, e cila është me titra shqip.

“20 minutat e debatit në Beograd për Kosovën, me kryeministrin e Serbisë Aleksander Vuçiç”, ka shkruar Rama.

Kryeministri i Shqipërisë në këtë debat ka thënë se Kosovë është ajo me të cilin me Vuçiqin nuk pajtohet fare.

Po ashtu Rama ka thënë se njoha e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë, do të ishte e mirë për të gjithë.

Ai në këtë debat ka folur edhe për çështjen e Trepçës, për të cilën ka thënë se është në tok të Kosovës dhe i takon qytetarëve të saj.

Rama po ashtu ka përmendur edhe arrestimin e nënkolonelit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154095396001523/