Reja e Shyhretës e ka një mesazh për të nga muaji i mjaltit (Foto)

Learta Jakupi, nusja e djalit të Shyhretës, çifti që tashmë është bërë i njohur që nga momenti kur u martuan, ka një mesazh për vjehrrën e saj

Ajo përmes “Instagram”-it ka shkruar se ndjehet e nderuar dhe e kënaqur që tani është pjesë e familjes së artistes së madhe.

“Kam nderin dhe kënaqësinë që jam pjesë e familjes të një artisteje kaq të dashur për publikun, ku dashuria ndaj saj ka reflektuar edhe në dasmën tonë”, ka shkruar ajo.

Gjithë këtë urim e ka përcjellë me një fotografi të dasmës.