Teoria më e re në Serbi: Shqipëria të jetë ndërmjetëse në dialogun Kosovë – Serbi

Përveç Shteteve të Bashkuara, edhe Shqipëria ka ndikimin të madh ndaj Qeverisë së Kosovës dhe të qytetarëve të Kosovës, pra, ajo mund të luaj rolin e ndërmjetësueses në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, duke bërë të mundur një normalizim më të shpejtë të marrëdhënieve mes dy popujve, tha drejtori i Qendrës për Rajonalizim, Aleksandër Popov.

Popov i tha agjencisë së lajmeve Tanjug në margjinën e gjashtë të Forumit të Sigurisë në Beograd, se pikëpamjet janë kontradiktore mes Serbisë dhe Shqipërisë, por kryeministrit i Shqipërisë, Edi Rama dhe homologu i  tij, Aleksandër Vuçiq nuk është se kanë lidhje të këqija, kjo po dëshmohet edhe me bashkëpunimin e vendeve, transmeton lajmi.net.

“Kur bëhet fjalë për tribuna publike, veçanërisht të përcjella medialisht, është normale që secila palë të shpalos qëndrimet e veta, sepse secili dërgon mesazh, jo vetëm trupit të tij zgjedhor, por edhe atyre që mund ta rris ndikimin”, tha Popov.

Ai ka shtuar se deklarata e Ramës për pavarësinë e Kosovës dhe në lidhje me minierën e Trepçës, në fakt ka dërguar një mesazh për shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë se ai qëndron pas tyre dhe siç sqaroj ai është përpjekur të fitoj kredibilitet.

“Pengesa e Qeverisë së Kosovës është se me marrëveshjen e Brukselit ajo po i gërmon një gropë vetës, sepse ajo i eliminon vetes një perspektivë evropiane, duke menduar se po ia bënë Serbisë. Ata e duan që sa më shpejt ta marrin ‘listën e bardhë të Shengenit’, sepse kjo u kërkohet prej qytetarëve të tyre”, tha Popov.

“Do të ishte mirë që Edi Rama të ua shpjegojë politikanëve të Kosovës se çfarë është në interes të tyre, ndërsa në të tjera raste të jetë sa më subjektiv, për hir të popullaritetit të tij”, tha Popov.