“Trusti” shtrembëron të dhënat për “Fortis” (Dokument)

Dyshimet e ngritura nga ish-Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi, për investimin e 75 milionë eurove të Trustit në Fondin “Fortis”, i ka thëlluar edhe më shumë një reagim i Trustit ndaj deklaratave të tij në Gazetën Fjala.

Në Fondin e Kursimeve Pensionale, ish-Trusti, thonë se Fondi “Fortis” që nga viti 2008 ka qenë pjesë e BNP Paribas dhe, sipas tyre, “jo sikurse aludohet në artikull së kinse ndryshimi kishte ndodhur pas apo gjatë investimit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës”.

“Më sakt në  prill 2008, BNP Paribas Investment Partners dhe Fortis Investments integrohen në një entitet. Entiteti i kombinuar është BNP Paribas Investment Partners”, thuhet në reagimin e Trustit.

Megjithatë bazuar në deklaratat zyrtare të vet Fondit “Fortis” dhe BNP Paribas, të cilat i ka siguaruar Gazeta Fjala, del se Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, në reagimin e vet, i ka shtrembëruar të dhënat.

Në deklaratën e BNP Paribas thuhet decidivisht se Fortis ka hyrë nën ombrellën e tyre në vitin 2010, më saktësisht me 1 prill të vitit 2010, kur edhe është kompletuar transaksioni.

“Me 1 prill 2010, është mbyllë transaksioni mes BNP Paribas dhe Fortis. Entiteti i bashkuar tashmë funksionon nën të njejtin brend: BNP Paribas”, thuhet në deklaratën zyrtare të lëshuar me 6 prill nga BNP Paribas, me këtë rast.

Këtë deklaratë e përforcon edhe ajo e vet fondit “Fortis” e lëshuar me 6 tetor 2010.

“Drejtuesit e Fondit “Fortis” njoftojnë se nga data 5 tetor 2010 emri i fondit është ndryshuar nga Fortis Global Liquidity Founds plc në BNP Paribas Global Liquidity Founds plc”,  thuhet në deklaratën zyrtare e Fortis e lëshuar me 6 tetor 2010.

fortis 3

Ndërkohë nëse shihen raportet e vet Trustit të vitit 2010 dhe atij 2011, del se ky institucion në reagimin e vet e demanton vetveten.

Kështu, në raportin e vitit 2010, kur Trusti investoi 75 milionë euro në “Fortis, ky institucion figuron vetëm si “Fortis”. Ndërkaq në raportin vjetor të vitit 2011 jepet sqarimi nga Trusti për shkrirjen e “Fortis” në BNP Paribas.

fortis 1fortis 2

Gazeta Fjala në artikullin “Investimi 75 milionësh i Trustit në fondin pranë flaimentimit” ka shkruar se në vitin 2010 kur është bërë investimi nga Trusti kompania Fortis, me të gjitha institucionet nën menaxhim, ka qenë në krizë të thellë financiare. Ku si rezultat ka pasuar me shitjen e Fortis për BNP Paribas.

Ky transaksion, sipas ish-Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, ka qenë duke u hetuar si i dyshimtë në vitin 2010.