Asnjë klub si Leicesteri në Ligën e Kampionëve (Video)

Leicester City sezonin e kaluar befasoi të gjithë duke u shpallur kampion i Ligës Premier.

Por, duket se kjo nuk është më befasi pasi që ‘Dhelprat’ edhe në Ligën e Kampionëve po tregojnë se nuk janë vetëm pjesëmarrës.

Madje, të besuarit e trajnerit Claudio Ranierit kanë arritur një statistikë në këtë garë elitare evropiane për klube që asnjë klub nuk e ka bërë, transmeton Telegrafi.

Leicester ka tre fitore në po aq ndeshje duke mos pësuar asnjë gol të vetëm në Ligën e Kampionëve.

Kujtojmë se skuadra angleze me golin e vetëm të Riyad Mahrez triumfoi mbrëmë kundër Copenhagenit.