Moti sot dhe parashikimi për nesër

Reshjet e shiut të cilat nisën gjatë natës, do të vazhdojnë edhe sot në mëngjes, që do të pasohen me rrebeshe të dobëta shiu dhe mot kryesisht të vranët, e gjatë ditës reshjet pritet të pushojnë.

Ndërsa, ditën e enjte do të ketë edhe intervale me diell.

Sipas IHMK-së, deri në fund të javës temperaturat do të luhaten rreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore, me minimale nga 6C deri në 8C, e ato maksimale nga 13C deri në 17C.

Era do të fryjë kryesisht nga jugu-juglindja 2-10m/s.