Shqipëria dhe Serbia ‘zhbëjnë’ Kosovën! (Dokument)

Për ndërtimin e autostradave dhe linjave hekurudhore që kalojnë nëpër territorin e Kosovës, Qeveria e Shqipërisë dhe e Serbisë kanë nënshkruar protokoll bashkëpunimi pa e marrë pëlqimin e Qeverisë së Kosovës. Një veprim i tillë i palës shqiptare lë të kuptohet, të paktën nga pala serbe, si njohje e sovranitetit serb mbi Republikën e Kosovës, prandaj po kundërshtohet nga zyrtarët shtetërorë të vendit.

Për autostradat dhe linjat hekurudhore që nisen nga Serbia dhe të cilat kalojnë nëpërmjet territorit të Kosovës për të dalë në Shqipëri zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik të Shqipërisë, Brunilda Paskali, dhe sekretari i shtetit në Ministrinë e Tregtisë së Serbisë, Stevan Nikçeviq, kanë nënshkruar protokoll bashkëpunimi pa e marrë pëlqimin e Qeverisë, që udhëhiqet nga kryeministri i vendit, Isa Mustafa.

Ky veprim i palës shqiptare lë të kuptohet, të paktën nga pala serbe, si njohje e sovranitetit serb mbi Republikën e Kosovës.

Sipas dokumenteve zyrtare, që ka arritur t’i sigurojë gazeta “Zëri”, dy përfaqësuesit e qeverive, ajo e Shqipërisë dhe e Serbisë, Paskali dhe Nikçeviq, më 15-16 prill 2015, kishin negociuar Protokollin e Sesionit të Parë të Komisionit të Përbashkët për Bashkëpunim Ekonomik midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, me ç’rast ishin dakorduar që të paraqesin projekte të veçanta të cilat do të prezantohen pranë institucioneve të Bashkimit Evropian, me qëllim mundësimin e financimit të tyre nga fondet e kësaj të fundit. Pak muaj pasi ka nënshkruar protokollin si kryesuese e delegacionit shqiptar, Paskali ka marrë detyrë të re, atë të zëvendëskryetares së Bashkisë së Tiranës.

d111

d222