UEFA ndan 420 mijë euro për Prishtinën e Feronikelin

UEFA ka ndarë 420 mijë euro për Feronikelin si kampion i Kosovë dhe Prishtinën si fituese e Kupës.

Mjetet janë derdhur në xhirollogarinë e Federatës së futbollit, ndërkaq të hënën do të bëhet e ditur saktë se kur do të dredhen mjetet në xhirollogaritë e klubeve në fjalë.

Feronikeli i ka bërë planet ende pa i marr këto mjetet.

Në gjë të tillë e ka pohuar për Infokusi.com, drejtori i klubit nga Drenasi, Artan Berisha.

“Për ne këto mjete janë të mirëseardhura sepse edhe planin për këtë vit e kemi bërë duke llogaritur në këto mjetet. Është një shumë e mirë që na ndihmon shumë që mos të kemi probleme financiare dhe t’i kryejmë obligimet ndaj lojtarëve dhe shtabit teknik dhe gjithashtu do të na ndihmojnë që edhe të përgatitemi që në vitin tjetër të marrim pjesë në gara evropiane sa më të përgatitur”, ka thënë Berisha.

Ai ka theksuar se ende nuk e dinë saktë sa para do të marrin dhe sipas tij gjithçka do të sqarohet të hënën në një konferencë për media.

Kjo është hera e parë që UEFA ndan mjetet financiare për fituesin e titullit dhe kupës në Kosovë dhe kjo vjen pas pranimit në shtëpinë më të madhe të futbollit evropian