Gecaj thotë se VV dhe ekstremistët serbë mendojnë njëjtë

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, e ka krahasuar Lëvizjen Vetëvendosje me partinë e ish kriminelit serb, Vojsllav Sheshel, duke vënë në pah një mori pikash në të cilat, sipas Gecajt, VV-ja dëshiron ta zhvleftësojë shtetin e Kosovës.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Gecajt:

TË PËRBASHKËTAT E VV-SË (LAV) ME EKSTREMIN POLITIK NË SERBI

 

  • Nuk ka kosovarë, ka vetëm shqiptarë të Kosovës;
  • Flamuri i Kosovës “leckë e pavlerë”;
  • Ligji për Trepçën, i papranueshëm;
  • Ndarja e Kosovës, opsion real;
  • Asociacionit të Komunave i referohen si “Zajednicë”;
  • (VV dhe Shesheli) – të ndalet dialogu në Bruksel;
  • Përkrahja për opozitën pro-ruse në Mal të Zi;
  • (V.Ymeri dhe politika ekstreme serb) Ndërhyja e NATO-s, për interesa gjeostrategjike imperialiste (https://www.youtube.com/watch?v=UqWY2-27mvI);
  • (A.Kurti dhe politika serbe): Përpjekja për ta prishur partneritetin me SHBA! (https://www.youtube.com/watch?v=R04mPrttHOE );
  • “Kontributi” i përbashkët në ndërtimin e Kishës në oborrin e UP-së;
  • Përpjekja për zhytjen e Kosovës në kaos, krim e anarki. Synimi final: Kosova shtet jo funksional!
  • Për VV dhe politikën Serbe: Beogradi qendra kryesore politike në Ballkan (Çdo zyrtar i VV në fjalën e tij së paku e përmend 10 herë Serbinë, pa marrë parasysh temën e bisedës);

 

Disa prej argumenteve që lidhin politikën e VV-së me politikën ekstreme në Serbi kundër Kosovës, të nxitura nga deklarata e analistit amerikan Daniel Server.