Gresa Pallaska me ofertë për interpretim jashtë vendit

Aktorja kosovare me talentin dhe interpretimin e saj brilant po mahnitë publikun dhe regjisorët e huaj. Ajo ka pranuar një ftesë për realizimin e një projekti teatror në Skoci, shkruan “KultPlus”.

Aktorja Gresa Pallaska ka pranuar një ofertë të rëndësishme teatrore. Ajo është ftuar për të luajtur në Skoci në një projekt teatror. Ftesën për këtë projekt, artistes kosovare ia ka bërë regjisori Metthew Lenton, i cili po qëndron prej kohësh në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për “KultPlus” aktorja Pallaska dhe regjisori Metthew Lenton, i cili është i mahnitur me talentin dhe interpretimin skenik të aktores kosovare.

“Po jemi duke biseduar me Gresën, që ajo të vijë të luajë në një shfaqje në Skoci. Me pëlqen karakteri i saj, loja që ajo bën dhe çdo gjë tjetër. Është aktore e mrekullueshme”, tha për “KultPlus”, regjisori Lenton.

Shkas për këtë ofertë është bërë përvoja që regjisori Metthew Lenton kishte me aktorët kosovarë gjatë realizimit të shfaqjes “Tregtari i Venedikut” që u dha mbrëmë premierë në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Lenton përveç Gresa Pallaskës, pati fjalë të mira edhe për 13-të aktorët e tjerë të kësaj shfaqjeje.

Shfaqja “Tregtari i Venedikut”, pati sonte reprizën e parë në TKK.