Messi i prish punë Ronaldos dhe Griezmannit për Topin e Artë

Gara për Topin e Artë 2016 po bëhet akoma më interesante. Për momentin favoritët kryesorë për të triumfuar janë Cristiano Ronaldo dhe Antoine Griezmann. Portugezi është fitues i Ligës së Kampiomneve dhe evropianit të Francës, ndërsa Griezmann është finalist në këto 2 aktivitete, por në Euro 2016 ai u shpall lojtari më i mirë i turneut.

Betejës mes lojtarëve kryesorë të dy klubeve madrilene Real dhe Atletiko, i shtohet edhe Lionel Messi, i cili ka në favor statistikat.

Në sezonin 2015/2016, Messi arriti të fitojë Superkupën Evropiane dhe Botërorin e klubeve, Ligën Spanjolle dhe Kupën e Mbretit, ndërsa me Argjentinën ai ishte finalist i Copa America.

Edhe pse u shoqërua me probleme fizike, Messi është futbollisti që ka shënuar më shumë gola gjatë këtij viti, 47, 2 më shumë se Luis Suarez dhe 6 më shumë se Cristiano Ronaldo.

Për më tepër, Messi ka regjistruar edhe 24 pasime të sakta për gol, gjë që tregon edhe njëherë influencën që ai ka në lojën e skuadrës së tij. Por jo vetëm kaq. Në Ligën e Kampioneve, Messi ka shënuar 50 gola në 50 ndeshje të Barcelonës në Camp Nou dhe është futbollisti që ka regjistruar më shumë het trika në Ligën e Kampionëve, 7të në përgjithësi.

Në këtë sezon , Messi ka luajtur 2 ndeshje në Ligën e Kampioneve atë me Celtic dhe Manchester City ku ka mundur të shënojë 2 het trika, gjë që e ka arritur vetëm Luiz Adriano në kohën kur ishte futbollist i Shakhtar.

Në karrierën e tij, argjentinasi ka regjistruar 41 het trika, 37 nga të cilat me Barcelonën. Në 10 ndeshjet e para të këtij sezoni ai ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë 6 asistime te shokët e tij të skuadrës.