Të hënën mblidhet Kryesia, në rend dite zgjedhja e dy anëtarëve të bordit të RTK-së

Zyra për media e Kuvendit bën të ditur se ditën e hënë në orën 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. Në rend dite është përfshirë zgjedhja e dy anëtarëve të Bordit së RTK-së dhe zgjedhja e një anëtari të Bordit të Komisionit të Pavarur për Media.

Ja rendi i mbledhjes:

1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,
2. Përgatitjet për seancën plenare:
1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.05/L-118 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-139 për Procedurën Përmbarimore,
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-119 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-043 për faljen e borxheve publike,
6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-110 për Kamatvonesat në transaksionet tregtare,
7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-024 për Shërbimin Mjekësor Emergjent,
8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-066 për Profesionet e Rregulluara në Republikën e Kosovës,
9. Emrimi i anëtarëve të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave,
10. Zgjedhja e 1 (një) anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës (votim i fshehët),
11. Zgjedhja e kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit, (votim i fshehtë),
12. Zgjedhja e zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit (votim i fshehtë),
13. Zgjedhja e 2 (dy) anëtarëve të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (votim i fshehtë),
14. Zgjedhja e 1 (një) anëtari të Bordit të Komisionit të Pavarur për Media (votim i fshehtë),
15. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e 1 (një) anëtari në Bordin e Ankesave të Komisionit të Pavarur për Media,
16. Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Shqipe Pantina, mbështetur edhe nga 8 (tetë) deputetë të tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me Radiotelevizionin e Kosovës,
17. Debati parlamentar sipas kërkesës së deputetes Margarita Kadriut-Ukelli, mbështetur edhe nga 9 (nëntë) deputet tjerë nënshkrues lidhur me detyrimet e mundëshme financiare të Kosovës për pretendimet e kompanive që kanë ushtruar padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.