Abrashi: LDK nuk i kundërshton zgjedhjet e parakohshme (Video)

Anëtari i Kryesisë se Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, thotë se nëse ka pajtueshmëri nga të gjithë akterët politikë, atëherë edhe LDK nuk i kundërshton zgjedhjet e parakohshme.

Megjithatë, ai thotë se nuk sheh vullnet tek partnerët e koalicionit qe të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Abrashi, i cili mban postin e ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale në qeverinë Mustafa ka thënë në emisionin ‘Fakt Plus’ në TribunaChannel se intervista e kreut të PDK-së, Kadri Veseli është nxjerre prej konteksti.

Abrashi ka folur edhe për buxhetin e vitit të ardhshëm, i cili sipas tij, do ta shndërrojë vendin në një kantier të ndërtimi. Ndërsa ka mohuar zërat se PDK është e pakënaqur me linjat buxhetore të ndara për vitin 2017.

Ai pret qe buxheti të kalojë në Kuvendin e Kosovës me disa kundërshtime të vogla të deputetëve.

E sa i përket liberalizimit të vizave, Abrashi ka thënë se po punohet qe të përmbushen kriteret duke shtuar se ende nuk janë humbuar afatet qe në fund të vitit të ndodhë liberalizimi i vizave./Tribuna/