PDK-ja hap debatin për të ardhmen e politikës

Sot, filloi cikli i debateve për të ardhmen e Partisë Demokratike të Kosovës, me fokus të veçantë në vlerën politike për të ardhmen e vendit.

Në fjalën e tij hyrëse, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli fillimisht falënderoi të pranishmit për kontributin e tyre të madh për PDK-në.

Ai tha se ne duhet ta nxisim debatin brenda partisë, me qëllimin që të minimizojmë shqetësimet.

“Mbyllja në cikël duhet të evitohet me debat brenda partisë dhe në këtë mënyrë edhe të nxitet meritokracia” u shpreh Veseli.

Ndërsa, drejtuesja e Institutit për Studime Politike, Anila Statovci foli për qëllimin e këtyre debateve të cilat lidhen me vizionin e kryetarit Veseli. “Kemi dizajnuar një seri debatesh, fillimisht brenda partisë, të cilat do t’i ofrojnë PDK-së një komunikim të drejtpërdrejtë me strukturat, anëtarësinë e gjerë, shoqërinë civile, mediat, të cilat do të na përgatisin një platformë për një reformim të duhur brenda partisë për të ardhmen e vendit” , transmeton Telegrafi.

Kryetari i degës së PDK-së, në Prishtinë, Lirak Çelaj tha se ky debat vjen në një kohë të veçant, sepse dega e Prishtinës është në një moment kthese.

“Ky takim fillon me ju në një kohë kur ne si degë e PDK-së në Prishtinë jemi në një moment kthese, dhe ju jeni njerëzit me adekuat me të cilët ne do të vendosim se nga të shkojmë”, u shpreh Çelaj.

Debatuesit mbështetën idenë e bashkëbisedimit për të ardhmen me qëllim të nxerrjes së vlerës politike, e cila do të identifikohet me Partinë Demokratike të Kosovës.

Në debatin e parë të organizuar për këtë qëllim, kontribut të madhë dhanë themeluesit dhe kontribuesit shumëvjeçarë të Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë.

Ky dabat u organizuar nga Instituti për Studime Politike dhe Zyra e Komunikimit në bashkëpunim me degën e PDK-së, në Prishtinë.